Kusari-Lila paralajmëron subjekt të ri politik jashtë kornizave të AKR’së (Video)

Mimoza Kusari – Lila paralajmëron ardhjen e një subjekti të ri politik që do dalë jashtë kornizave të AKR’së me një rigrupim individësh për të ofruar një fryme të re, raporton KTV.

Në Rubikon të KTV’së, Kusari Lila duke pranuar dështimin politik të subjektit të saj politik ka paralajmëruar ndryshime radikale brenda AKR’së që sipas saj do të shkojmë përtej asocimit të një individi, madje edhe përtej Pacollit dhe Mimoza Kusarit.

Kryetarja e Gjakovës ka deklaruar se në komunën që udhëheq ekzistojnë rrjete të krimeve të organizuara të ndërlidhura me policinë, prokurorinë dhe ish kryetarin e Gjakovës Palë Lekaj.

Ndonëse sipas saj barrikadimi nuk është i dobishëm për askënd dhuna që po shkaktohet brenda sallës së Kuvendit nuk arsyetohet me dhunë që po ndodh jashtë. Për të është qesharake dhe dështimi i sistemit të drejtësisë, sepse derisa ka arrestuar Kada Bujupin e di edhe ku fshihen

Kurti, Topalli e Haxhiu.