Kush është bashkëshortja e kryeministrit Kovaçevski, për herë të parë shfaqet në publik

Bashkëshortja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, Elena, ka marrë pjesë në pritjen në Nju Jork të organizuar nga zonja e parë e Turqisë, Emine Erdogan, në kuadër të promovimit të iniciativës “Zero mbeturina”.

Gruaja e kryeministrit që e shoqëron në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara del për herë të parë në publik sipas protokollit. Elena Kovaçevska me këtë rast ka veshur një fustan të krijuar nga dizejnerja, Tanja Kokev.

Foto nga pritja janë shpërndarë edhe në profilin në Instagram të Emine Erdogan, e cila prej disa vitesh përfaqëson këtë nismë. “Zero Waste” synon të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e eliminimit të plotë të mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit për t’i lënë një botë të pastër brezave të ardhshëm.

Në pritje janë edhe bashkëshortet e liderëve të Letonisë, Koresë së Jugut, Estonisë, Lituanisë dhe Francës./Almakos