Kush është e dashura 51 vjeçare e Shawn Mendes, 24 vjeçari nuk është më single!

Përflitet prej kohësh, por tani duket se Shawn Mendes, 24 vjec dhe 51 vjecarja Jocelyne Miranda nuk ngurrojnë më ta shfaqin lidhjen e tyre edhe në publik. Këngëtari dhe mjekja u fotografuan në Los Angeles teksa mbërrinin së bashku në shtëpinë e tij.

24-vjeçari ishte veshur me një xhup gri të hapur me kapuç dhe pantallona të shkurtra të zeza, e Jocylon po ashtu mbante një veshje sportive që i ekspozonte këmbët e tonifikuara. Në fotot e shkrepura dyshes disa herë së fundi, ajo duket mjaft në formë dhe diferenca e madh e moshës mes tyre, sikur zbehet.

Dyshja ndezën fillimisht thashethemet për një romancë të re korrikun e kaluar. Që atëherë, ata janë parë së bashku në dalje të ndryshme dhe Jocelyne është parë shpesh në shtëpinë e tij në West Hollywood.

Por daljeve të tyre të shumta bashkë, përfshirë këtë të fundit kur shiheshin edhe duke bërë pazarin bashkë, Shawn ka preferuar të heshtë lidhur me statusin e marrëdhënies së tyre.