Kush janë anëtarët e rinj të bordit të AKP–së

Kuvendi i Kosovës sot ka zgjedhur anëtarë e bordit të Agjencisë kosovare të Privatizimit.

Në bordin e AKP –së, transmeton Koha.net, janë zgjedhur: Petrit Gashi kryesues, ndërsa anëtarë janë zgjedhur: Hasime Mazreku, Hamdi Jaha, Skender Komoni, Ismajl Januzi, Haxhi Arifi, Ranko Gjokiq dhe Bajram Zejnullahu anëtar.

Petrit Gashi është profesor në Fakultetin Ekonomik.

Hasime Mazreku-Krasniq i ka qenë kandidate për deputete e PDK-së nën e komunën e Malishevës.

Hamdi Jaha, ka qenë drejtori I Inspektoratit të Komunës së Podujevës nga LDK.

Ismail Jonuzi është ish- kandidat i LDK- së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2010 e Bajram Zejnullahu ka qenë kandidat për deputet të PDK-së në Podujevë./koha/