Në mbështetje të deputetit të NISMA’s, Haxhi Shala, pas arrestimit të tij ka dalë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Shaqir Ukshini.
Ai ka thënë se Shala e deputetët e tjerë po burgosen nga komisarët politik dhe ata që kanë kryer shkollat e Kumrovcit.
“Komandant Shala, mbahu fort se populli e din kush ju burgosi. Gjatë luftës ishin komisarë politik e tani së bashku me ata që kryen shkollat e Kumrovcit po i burgosin komandantët e UCK-së”, ka thënë ai.