Kuvendi e voton për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese

Gresa Cakaj-Nimani është propozuar për gjyqtare në Kushtetuese me votat e 58 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq Selvete Gërxhaliun për gjyqtare të dytë të Gjykatës Kushtetuese të cilës i dhanë 66 vota.

Ndërkohë që në raundin e dytë pritet të votohet për Hashim Çollakun dhe Safete Gërxhaliun.

Në votimin e parë kanë marrë pjesë 79 deputetë, 5 vota ishin të pavlefshme.

Gerxhaliu kishte 46 vota, Çollaku 23, ndërsa vetëm 10 deputetë kishin votuar për Rexhep Gashin.

Cakaj-Nimani dhe Gërgjaliu duhet të dekretohen nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.