Kuvendi mblidhet nesër për të miratuar buxhetin

Nesër nga ora nëntë do të mblidhet Kuvendi i Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës – Miratimi i Buxhetit për vitin 2016.

Vendimin për këtë seancë plenare e mori Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotshme.
Vetëm nënkryetarja nga radhët e VV-së ka votuar kundër që të ketë seancë nesër dhe të diskutohet miratimi i buxhetit.

Paritë opozitare – Vetëvendosje, AAK dhe Nisma kanë theksuar gjatë gjithë këtyre ditëve se nuk do të lejojnë mbajtjen e asnjë seance të Kuvendit, deri sa të mos tërhiqen nënshkrimet nga marrëveshjet e kontestuar me Serbinë dhe me Malin e Zi. Bëhet fjalë për marrëveshjen për Asociacionin e Komunave e me shumicë Serbe dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita, po ashtu, ka paralajmëruar manifestim gjithëpopullor kundër marrëveshjeve dhe Qeverisë së Kosovës për datën 28 nëntor. /indeksonline/