KV Drita e pret në shtëpi KV Drenasin

Me datën 14/15 nëntor 2015 zhvillohet xhiro e 5-të e sezonit vjeshtor të edicioni 2015/2016 në Superligën e Kosovës në Volejboll, këtë xhiro ekipi jonë DRITA takohet me KV “Drenasin” nga Drenasi. Gjithashtu zhvillohet edhe xhiro e 7-të ajo e fundit në ligën e parë të femrave.

KV “Drita” këtë ndeshje kundër KV “Drenasit” nga Drenasi pret ta zhvilloj këtë fundjavë si musafirë me datën 15 nëntor 2015 e shtunë me fillim në ora 19:00 në Palestrën e Sporteve në Drenas, gjithashtu parandeshje e ndeshjes kryesore do të zhvillohet edhe ndeshja e junioreve në mes këtyre dy ekipeve që fillon në ora 17:30.

Dritaset xhiron e 4-të të ediconit 2015/2016 në superligën e Kosovës në volejboll që u zhvilluan më datën 07/08 nëntor 2015 fituan me rezultat 3 me 0 nga KV “Prishtina” nga Prishtina, gjithashtu edhe KV “Drenasi” nga Drenasi fitoj me rezultat 3 me 1 nga KV “Ulpiana” nga Lipjani. /Gazeta Liria/