Ky është momenti i arrestimit të Ismajl Kurteshit [VIDEO]

Kamerat kanë regjistruar momentin kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi u arrestua, derisa del nga Kuvendi i Kosovës

Ai është përcjellë deri në veturën e policisë nga policë në rroba civile.

Ky deputet kishte ndezur gazin lotsjellës gjatë seancës së paradites. Pak më herët ishte arrestuar edhe Haxhi Shala dhe deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.