Ky ish-ushtar humbi fytyrën për të shpëtuar një grua, shikoni si duket pas 5 vitesh

Kohë më parë në 2011, një ushtar heroik Mitch Hunter u bë një nga njerëzit e parë në botë, i cili bëri një transplant të të gjithë fytyrës.

Mitch pësoi një aksident me makinë, por makina u përplas me një shtyllë e cila kishte elektricitet prej 10 mijë volt.

Ai arriti ta shpëtonte gruan me të cilën udhëtonte, por menjëherë mijëra volt-ët e energjisë elektrike u përplasën me trupin për gati pesë minuta.

Mitch vendosi ta bëjë këtë transplant pasi nuk donte që djali i tij të kishte frikë nga ai. Pesë vite më vonë dhe pas shumë operacionesh ai tani mund të dalë në rrugë pa parë njerëz që largohen apo fëmijë që qajnë kur shohin fytyrën e tij.

Në një intervistë që ai pati në një televizion lokal, 35-vjeçari tha se shërimi i tij ka ardhur për një kohë relativisht të gjatë.

“Ndjehem po aq i shëndetshëm sa ç’isha përpara se të bëja aksidentin. Ajo çfarë më ka ndodhur më ka bërë njeri më të fortë. Sigurisht do të doja ta kisha këmbën dhe fytyrën time, por nëse nuk do të ndodhte ajo që ndodhi nuk do të isha njeriu që jam sot”.

Mitch tani bën një jetë shumë të thjeshtë, çon djalin në kinema, ka një punë me kohë të plotë, madje ka filluar të rrisë dhe mjekrën.

Çfarë heroi!/joq