Tjetër humbje për Los Angeles Lakers në NBA, e dyta radhazi dhe e 6-ta sezonale, e shkaktuar nga Miami Heat
Në American Airlines Arena për të parën herë në këtë sezon Lakers-at zbritën në parket pa liderin e tyre Kobe Bryant. Mungesa e vetaranit u ndje te 16-herë kampionët e Nba që nisën ndeshjen shumë keq. Luol Deng me një goditje të saktë nga vija për tre i dha Heat-save avantazhin 15-4 që në minutat e para.
Gjithsesi formacioni i drejtuar nga trajneri Byron Scot u mundua të bënte dicka dhe perioda e parë u mbyll me rezultatin 29-23 në favor të Miamit. Kalifornianët reaguan fuqishëm në 12-minutëshin e dytë me Nick Young që realizoi 11 pikët e para të Lakers-ave në këtë periodë duke kaluar në avantazh të tijët me shifrat 34-33. Por falë edhe magjive të Dwayne Wade Miami mori sërish kryesimin dhe shkoi në pushim në avantazh të një pike.
Me rikthimin në parket sfida e American Airlines Arena nuk pati më histori sepse u dominua e gjitha nga vendasit. Chris Bosh dhe Whiteside ishin thjeshtë të papërmbajtshëm mbi parket në këtë fraksion loje duke udhëhequr Heat-save drejt fitores me shifrat përfundimtare 101-88.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Oklahoma City Thunder : Washington Wizards 125 – 101
Cleveland Cavaliers : Utah Jazz 118 – 114
(Lojtari i ndeshjes Lebron James me 31 pikë, 8 asiste dhe 7 kërcime)
La Lakers : Miaim Heat 101 – 88
(Lojtari i ndeshjes Chris Bosh me 30 pikë dhe 11 kërcime)