Labinotë Demi-Murtezi: Mund të formonet komisioni për demarkacion sipas propozimit të Dedës dhe Osmanit

Në intervistën dhënë Gazetës Liria, deputetja e Kuvendit të Kosovës Demi-Murtezi, theksoi se nuk është e pamundur që të shkarkohet komisioni për demarkacion, dhe të vie një komision tjetër.

Në pyetjen se a duhet qeveria të zbrapset karshi opozitës apo argumenteve tjera, të cilat mund të dëshmojnë se ka gabuar komisioni për demarkacion?, u përgjigj duke thënë se Qeveria dhe Kuvendi duhet të zbrapsen para cdo argumenti të saktësuar, ngase një gjë të tillë e kerkojnë edhe deputetët e pozitës. Nuk është gjë që nuk bëhet shkarkimi i këtij komisioni dhe formimi i nje komisioni të ri, qoftë edhe sipas modelit që kanë propozuar Ilir Deda e Vjosa Osmani.

Intervistën e plotë të deputetes Demi-Murtezi mund ta lexoni më vonë në Gazeta Liria. /Gazeta Liri/a