Labinotë Demi-Murtezi: Vendimi i kushtetueses për asociacionin të respektohet nga opozita dhe serbia

Në intervistën ekskluzive dhënë Gazetës Liria, deputetja e Kuvendit të Kosovës Demi-Murtezi, në përgjigjen e dhënë në pyetjen si mendoni që do ta pres klasa politike, para së gjithash ajo serbe, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për asociacionin e komunave me shumicë serbe?, theksoi se përgjigjja e kushtetueses duhet të jetë e padiskutueshme, për të gjitha palët politike në partneritet.

Ne duhet t’i respektojmë institucionet tona dhe t’u shërbejmë atyre gjithmonë siç i ka hije një qytetari me integritet evropian. / Gazeta Liria