Ekspertët ndërkombëtarë mund ta legjitimojnë punën e komisionit shtetëror për demarkacion me Malin e Zi, ka thënë Ali Lajçi, ish-anëtar i këtij komisioni.
Lajçi ka shprehur skepticizëm sa i përket punës së komisionit “ad hoc” të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Lajçi ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se nëse komisioni “ad hoc” parasheh se duhet të kalojë pika kufitare Çakorr-Kullë, atëherë është në rregull, në të kundërtën, nëse gjatë diskutimeve shihet se kjo është një lojë apo farsë atëherë, sipas Lajçit, duhet të formohet komisioni i ri, kurse pastaj Kuvendit t’i dërgohet raporti me argumente të sakta.
Ai ka vlerësuar se duhet të rishikohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, përndryshe, nëse kjo marrëveshje nuk rishikohet, sjell konflikt në Kosovë.