Lajm i mirë, gjendet Edisona nga Malisheva

Pas njoftimit të dhënë për zhdukjen e vajzës 12 vjeçare nga Banja, Edisona Binishi, familja ka njoftuar për gjetjen e saj.

“Familja Binishi, i falënderon të gjitha mediet-portalet, për dhënien e informatës dhe kontributin e tyre, për gjetjen e vajzës”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Malishevës, raporton Koha.net.

Gjetjen e vajzës e ka konfirmuar edhe babai i saj, Bashkim Binishi, për KTV-në, sikurse edhe Policia e Kosovës. /koha.net/