Lajm i mirë për Realin

Real Madrid kanë marrë lajme të mira, para ndeshjes më të rëndësishme kundër Barcelonës në Santiago Bernabeu.

Rafa Benitez pritet të ketë në dispozicion krejt skuadrën ndaj Barcelonës, kjo pasi Sergio Ramos, Marcelo dhe Isco kanë stërvitur me skuadrën dhe do të jenë të gatshme për El Clasicon kundër Barcelonës, të tre lojtarët kanë qenë të lënduar por ata janë kthyer dhe kanë stërvitur normalishtë me lojtarët tjerë të skuadrës.

El Clasico zhvillohet të shtunën e 21 Nëntorit në Bernabeu, ku Reali dhe Barcelona janë në krye të tabelës dhe distanca mes pikëve është 3 në të mirë të Barcelonës e cila kryeson tabelën në Spanjë me 27 pikë në 11 gjiro./gazetaLIRIA/