​Lewandowski ne Librin e Rekordeve Guinness

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski ka marrë certifikata nga ‘Guinness’, për rekordet që ka thyer në ndeshjen ndaj Wolfsburgut në muajin shtator.

Libri i Rekordeve Guinnes i ka dhuruar katër certifikata Lewandowskit për pesë golat që kishte realizuar ndaj Wolfsburgut në muajin shtator. Në këtë takim sulmuesi polak kishte hyrë si zëvendësues i Thiago Alcantaras dhe për vetëm nëntë minuta kishte realizuar pesë gola duke i dhuruar Bayernit, fitoren me rezultat 5:1, transmeton KosovaPress.

Këto janë katër rekordet që ka thyer Lewandowski në atë ndeshje magjike:

Het-triku më i shpejtë në Bundesligë (3 minuta e 22 sekonda)

Futbollisti që realizon katër golat me të shpejtë në një ndeshje të Bundesligës (5 minuta e 42 sekonda)

Futbollisti që realizon pesë golat më të shpejtë në një ndeshje të Bundesligës (8 minuta e 59 sekonda)

Më së shumti gola të realizuar nga një zëvendësues në Bundesligë (5 gola

– See mo /gazetaexpress