Lakers ju kthehen fitoreve

Los Angeles Lakers të dielën mbrëma para shikuesve të vetë mboshti Detriot Pistons me rezultat 97 – 85, duke shenuar fitoren e dytë në këtë kampionat karshi 8 humbjeve.Për Detroitin kjo ishte disfata e pestë karshi 5 fitoreve.

Bryant pati 17 pikë, tetë kërcime për ta ndihmuar Los Angeles drejtë fitorës së dytë në këtë kampionat, edhe pse ishte kthyer nga lëndimi dhe nuk ishte i përgaditur 100 % për lojë ai bëri edhe nëntë asistime për bashkëlojtarët e tij duke dhuruar spektakël para shikuesve në Los Angeles.

Lojtai i ndeshjes te Pistons ishte Andre Drummond që shenoi 17 pikë dhe 17 kërcime.

Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:

Atlanta Hawks : Utah Jazz 96 – 97

Oklahoma City Thunder : Boston Celtics 85 – 100

Sacramento Kings : Toronto Raptors 107 – 101