Lamtumirë karikuese, ja smartfoni që mban bateri 15 ditë

Të gjithë kemi të njëjtin problem kur flasim për telefonët inteligjentë; bateria e tyre. Këtë mangësi u përpoq ta ndreqte “Apple” duke prodhuar një bateri në formën e një kase të shëmtuar për iPhone 6 dhe 6S.

Por një qasje krejt tjetër dhe që ofron zgjidhje për të gjitha market po e ofron kompania kineze “Oukitel”. Kjo kompani ka në treg një telefon me numër modelo K10000, që fuqizohet nga një bateri gjigante prej 10 mijë mAh. Sipas kompanisë, kjo bateri zgjat nga 10 deri në 15 ditë.

Celulari inteligjent ka një kosto diku tek 240 dollarë. Ai ka një ekran 5.5 inç me rezolucion 720p, 2GB RAM, 8 megapiksel kamër të pasme dhe procesor MediaTek MTK6735.

Suksesi i kësaj risie mbetet për t’u parë në vazhdimësi. /techsot/