Lamtumirë PSG, Ibra në Premierligë

Zlatan Ibrahimovic mund të transferohet në Chelsea edicionin e ardhshëm.

Sulmusi suedez, Zlatan Ibrahimovic nga edicioni i ardhshëm mund të luaj në Premierligë, pasi për të është e interesuar skuadra e Chelseat.

ESPN shkruan se Ibrahimovic pritet të largohet nga PSG në fund të këtij edicioni edhe kur skadon kontrata e tij, me Chelsean favorit për të nënshkruar me të.

Premierliga duket të jetë opsioni i vetëm për Ibran, pasi dje agjenti i tij, Mino Raiola përjashtoi çdo mundësi që suedezi të kthehet në Serie A. /Express