Gianni de Biasi është kandidat për ta marrë drejtimin e Lazios pas përfundimit të këtij sezoni
Gianni de Biasi mund t’i thotë lamtumirë Kombëtares shqiptare pas Euro 2016. Strategu italian vazhdon është mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin Lazios në sezonin e ardhshëm, shkruan Romatoday.it
Edhe pse kandidati kryesor mbetet Sinisa Mihajlovic, drejtori sportiv i klubit italian, Igli Tare, po bën maksimumin që në drejtimin e skuadrës të emërohet De Biasi.
Tare, i cili ka pasur vazhdimisht fërkime me Mihajlovic gjatë periudhës kur ishin futbollistë, është i bindur se De Biasi do të ishte më i përshtatshëm për të ndërtuar një cikël të ri fitues te Lazio.