Lamtumirë Skënderbe

Katër kosovarë startuan në përbërjen bazë te kampioni i Shqipërisë i cili përfundon aventurën evropiane

Bajram Jashanica, Leonid Abazi, Bernard Berisha dhe Liridon Latifi ishin pjesë e 11-shes startuese te skuadra e Skenderbeut në ballafaqimin e Grupit H kundër skuadrës së njohur turke Besiktas. Kampioni i Shqipërisë e nisi mirë në Stamboll dhe ishte Hamdi Salihi që lëshoi rast ideal për të krijuar epërsinë në start të ndeshjes.

Vendësit arritën të krijojnë epërsinë nva i vetmi rast në pjesën e parë përmes sulmuesit Tosun.

Në 45 minutat e pjesës së dytë Skenderbeu u rrezikua disa herë dhe pësoi sërish nga sulmuesi Tosun 15 minuta pa u mbyllur ndeshja.

Disfata 2 me 0 eleminon Skenderbeun nga Europa League.