LDK në Viti pasurohet edhe me 200 anëtar të rinj

Dega e LDK-së në Viti përqafoi mbi 200 anëtarë të rinj, sidomos u vërejt ardhja e të rinjve, por pati edhe rikthim të ish aktivistëve, por nuk munguan edhe prurjet e anëtareve nga partitë e tjera. Në këtë tubim të pranishmëve me një fjale rasti iu drejtua Kryetari i degës së LDK-së në Viti, njeherit edhe Kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Ai tha se është impresionuar për shkak të masivitetit, prandaj edhe ndërruam sallën. “Kjo është ekipa brilante, sepse unë nuk e quaj ekip brilante vetëm qeverinë komunale, por gjithë ekipen e madhe të LDK-së në Viti. LDK-n të cilën e ka formuar arkitekti i pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova”.

Ai nuk harroi edhe pa përmendur edhe themeluesit e degës së LDK-së në Viti, por edhe themeluesit e nëndegëve të LDK-së në Viti. “Ne për sot kemi planifikuar aderimin e 30 anëtarëve e të rinj, por këtu u bënë mbi 200 të rinj, këtu po shoh që ka edhe rikthim të ish aktivistëve të cilët barten barrën shumë kohë, sidomos gjatë viteve të 90-ta. Sot nuk ka pse mos të ndihemi mirë, sepse sot nuk jemi në fushatë zgjedhore, por ju treguat se jeni të gatshëm që të na përkrahni për punën që po e bëjmë dhe që do ta bëjmë në të ardhmen. Më lejoni në veçanti të përshëndes nëndegën e LDK-së në Binqë, e cila është shumë kualitative dhe është formuar rishtazi”.

Në fund Haliti ju dëshiroi mirëseardhje të gjithë të aderuarve në degën e LDK-së në Viti thuhet në njoftimin e kësaj dege./rajonipress/