“Le t’ua bëjmë të qartë që nuk dorëzohemi, pavarësisht se është futboll“, deputeti serb flet për flamurin: I thashë Infantinos se…

Serbia ka hedhur poshtë mesazhin kryesor të Kupës së Botës, bashkimin e popujve me njëri-tjetrin dhe lënien jashtë të politikës. Madje këtë të fundit e kanë sjellë në dhomat e zhveshjes. Kombëtarja serbe shfaqi një flamur kur përfshihej edhe harta e Kosovës në territorin e tyre, duke provokuar hapur shqiptarët.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, i cili nuk është tërhequr nga veprimi i bërë. Ivica Daçiç ka shkruar në rrjetet e tij sociale se ia ka bërë të qartë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino-s, se nuk është darkort me anëtarësimin e Kosovës në FIFA. Gjithashtu, Daçiç shton se nuk do të dorëzohen kurrë për këtë çështje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për futboll apo jo.

“Me Gianni Infantino-n, sigurisht nuk ndaj të njëjtat pikëpamje në anëtarësimin e plotë të shtetit të vetëdeklaruar Kosovë në organizatën e FIFA-s, dhe ia përsërita këtë Infantinos mbrëmjen që luajtëm me Brazilin. Ndërkohë që Kupa e Botës është duke u zhvilluar në Katar, e ashtuquajtura Federatë e Kosovës del në pah duke paditur Serbinë në FIFA për një foto që tregon flamurin serb me kufijtë e Kosovës dhe Metohisë dhe me mesazhin “Nuk dorëzohemi” në dhomat tona të zhveshjes.

Zyrtarët e Federatës së Kosovës e kanë përshkruar këtë një akt shovinismi dhe agresioni, madje shpeshherë ata janë shqetësuar edhe nga përshëndetja jonë me tre gishta… Le t’ua bëjmë të qartë atyre se për ne serbët nuk do të ketë asnjëherë dorëzim, pavarësisht se është futboll apo pavarësia e vendit tonë”, ka shkruar Ivica Daçiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/