Ledri i frigohet Noizyt, ja arsyeja

Reperi Ledri Vula ka anulluar koncertin e tij në Hannover ku do të këndonte sëbashku me këngëtaren, Nora Istrefi pasi në të njëjtin qytet (por në ambient tjetër) këndojnë Dhurata Dora dhe reperi Noizy.

Mesa duket konkurrenca e ka trembur reperin Ledri Vula dhe ai ka anulluar koncertin në momentin e fundit. Menaxheri i klubit ku do të këndonte Ledri Vula, ka publikuar një status në Facbook ku shprehet shumë i indinjuar me këtë sjellje të këngëtarëve:

“A është turp për këngëtarin Ledri Vula dhe Nora Istrefi që një muaj para ka dalë reklama se ata me datën 22.04.2016 janë në Hannover e këngëtari Ledri Vula më datën 22 prill e porosit një koleg të vetin thotë thuj Meti-Event-Hannover që në datën 22 Prill  merr Meden Apo Genën se më datën 22 Prill aty afër këndon Noizy edhe Dhurata Dora, nëse nuk i shtin këta unë nuk vij në Hannover thotë Ledri Vula. Ledri ti me Nora Istrefin jeni në reklamë, ju jeni ata që i trëmbeni Noizy-it, por mendo pak për ata adhurues që bën rezervimet për datën 22 prill Ledri Vula. Ti i tradhëtove ata”.