Legjenda braziliane, trajner i ri te Galatasaray

Pasi shkarkoi trajnerin Hamza Hamzaoglun, Galatrasarayn ka gjetur pasuesin e tij të përkohshëm.

Është fjala për legjendën braziliane Claudio Taffarel, i cili në skuadrën turke ishte trajner i portierëve.

Ish kampioni i botës me Brazilin do ta udhëheq gjigantin turk për disa javë, përkatësisht deri sa Luanët të gjejnë një zëvendësuar të Hamzaoglut.

Ky i fundit u shkarkua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pa ndonjë arsyetim, megjithëse javët e fundit disa futbollistë të Galatës kishin dal kundër trajnerit.

Brazliani Taffarel kishte fituar edhe titullin e Europa League me galatasaran dhe Super Kupën e Evropës.