Lenjani merr lëvdata nga mediat franceze

Mesfushori shqiptari i Nantes, Ermir Lenjani, ka luajtur gjithë ndeshjen me Bastian duke qenë ndër më të mirët në fushë.

Këmbëshpejti i Kombëtares kishte humbur vendin pas atij kartonin të kuq të marrë që në ndeshjen e dytë ne fanellën e verdhë, ndërsa u rikthye të luajë kundër Bastias ku shkëlqeu.

Ai ishte një ndër lojtarët më aktiv të skuadrës së tij, teksa në krahun e tij vinin rreziqet më të mëdha për kundërshtarin.

Vlerësimet e medias franceze kanë qenë pozitive për të, teksa ai është vlerësuar me notën 7.

“ Një lojë e mirë e Lenjanit që ndihmoi shumë në fazën ofensive, teksa rreziku i skuadrës së Nantes kalonte shpesh në krahun e tij”.

“Gjithashtu Lenjani ka mbuluar mjaft mirë edhe hapësirat mbrapa që janë krijuar, kur mbrojtësi Moimbe avanconte përpara”, shkruhet në një nga portalet franceze në vlerësimin e bërë për lojën e Lenjanit.

Në barazimin kundër Bastias luajti edhe Lorik Cana gjatë gjithë ndeshjes. /Telegrafi