Lëvizja e një objekti me anë të mendimit

Shkencëtarët po punojnë që të lëvizin objektet duke e shfrytëzuar “forcën e mendimit”.

Që prej disa vitesh është e mundur. Sot ekzistojnë teknologji që shfrytëzojnë pikërisht “forcën e mendimit” për të ndihmuar përsona të paralizuar të komunikojnë apo të kryejnë disa lëvizje.

Për shembul: në 1999 NIels Birmauber,i universitetit të Tubinga (Gjermani), ka arritur të ndërveprojë me të sëmurit që nuk mund të lëviznin asnjë mmuskul( përfshirë gjuhën dhe muskujt e syve, për shkak të dëmtimit të rrugëve lëvizëse të sistemit nervor),duke transformuar potencialet elektrike të qëndrës lëvizëse ( të aktivizuar me anë të mendimit) në një kod komunikimi.

Kohët e fundit Richard Andersen,nga California Institute of technology (Usa), ka përdorur një teknikë të ngjashme me atë të majmunëve, duke impiantuar disa elektroda në pjesën parietale të trurit,( “qendra” që aktivizohet kur mendon të bësh ndonjë gjë) duke arritur të parashikojë lëvizjet.

Hapi tjetër,ka deklaruar, do të jetë impiantimi i elektrodave nëpjesën parietale të përsonave të paralizuar, duke përkthyer mendimet e tyre dhe kthyer në lëvizje.

Një degë tjetër e kërkimit shfrytëzon valët elektromagnetike të trurit, që interpretohen nga një makinë për rizonancë magnetike nuklear përmes softwerësh shumë të rafinuar.Me këtë teknologji Rainer Goebe J, neuroshkencëtar i Universitetit të Maastricht, ka krijuar një lojë (lojë ping-pongu) në të cilën protagonistat lëvizin nga mendimet e lojtarëve. http://www.explorerunivers.com/