Lewandowski flet për Realin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, reufzoi që t’ia mbyllë dyert Real Madridit pasi pranoi se nuk është situatë e lehtë për të.

Lewa u intervistua nga AS pas fitores ndaj Darmstadtit dhe ai u përgjigj në mënyrë mjaft interesante.

“Secilin vit ka spekulime dhe unë jo gjithmonë reagoj”.

“Më intereson vetëm futbolli. Nuk është situatë e lehtë për mua, kështu që nuk preferoj të them ndonjë gjë”, u shpreh Lewandowski.

Deri tash ky është aludimi më i fortë i polakut se ai po mendon vërtet për skuadrën mbretërore. /Telegrafi/