Lewandowski: Mund të luaj në Premierligë ose La Ligë

Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munichut, ka pranuar se mund të luajë në Premierligë ose La Ligë

Robert Lewandowski e ka një lajm të keq për Bayern Munichun. Ylli polak nuk e ka përjashtuar mundësin e largimit nga gjiganti bavarez.

Ish sulmuesi i Borussia Dortmundit ka pranuar se mund të luajë në Premierligë ose La Ligë, përcjell Express.

“Ndoshta unë do të luaj në Angli ose Spanjë një ditë,” ka deklaruar Lewandowski për France Football.

“Por, në qoftë se unë vazhdoj karrierën time në Munich, kjo është për shkak se klubi është i përsosur. Fakti që çdo sezon, të paktën, të arrijnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve më impresionuar mua”, ka theksuar polagu.

“Unë nuk e di se çfarë do të na sjell e ardhmja, por në këtë moment unë jam shumë i lumtur tek Bayern”, ka përfunduar Lewandowski, i  cili pëlqehet nga klube të mëdha. /Express/