Liderët e opozitës largohen nga salla e seancave plenare

Liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë larguar nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Tre deputetët janë nisur për në Malishevë për të marrë pjesë në manifestimin ndaj marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi.

Në sallën e seancave plenare kanë mbetur vetëm deputetët e opozitës derisa ata të pozitës janë larguar.