Lila: Do të iku nga Greqia, po më ofendojnë

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollitë në një bisedë për portalin, Sporti 1 ka treguar se e ardhmja e tij nuk është në futbollin grek.

Andi Lila, njëri ndër lojtarët më të përfolur shqiptar në vitet në mëse 12 muajt e fundit nga mbrojtja e flamurit, kalimi te Parma e deri te festimet e fundit të golave në Greqi me ekipin e Janinës, ka treguar se në janar do të largohet përfundimisht nga kampionati grek.

“Arsyet janë të shumta, ka sfida më të rëndësishme, por edhe fakti se në çdo stadium që luaj jam në qendër të akuzave nga tribuna.
Gjërat ndonjëherë kanë qenë të papranueshëm dhe fyerjët janë edhe në kor nga tribunat”.

Por cila është e ardhmja e Lilës? “Nuk mund ta parashikoj saktë, por një gjë është e sigurt se do të jetë jashtë Greqisë”, u shpreh ai.

Lila me festimet e fundit të golave ka kthyer sërish kundër tij opinionin grek, ndërsa pohon buzagaz se në klub i thonë diçka ndryshe. “Më thonë t’i duhet të jesh nga Kosova nuk ka mundësi të jesh nga Shqipëria”, tha ai.