Limaj: Alarmi për bomba, blof i Qeverisë për të frikësuar qytetarët (Video)

S’është mirë me e ofendua inteligjencën e qytetarëve të Kosovës. Me këto përalla nuk mashtrohet populli, ka thënë kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Në një linjë telefonike për emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, ai tha se alarmet e rrejshme për mjete shpërthyese ishin blof që nesër sa më pak njerëz të tubohen në manifestimin e organizuar nga opozita.

“Këta njerëz po e humbin arsyen. Lërini njerëzit të besojnë në qëndrimet e tyre. Mos provoni me u pengu”, tha ai. /telegrafi/