Limajt e të tjerëve sot u lexohet aktakuza për korrupsion

Lideri i Nismës për Kosovës Fatmir Limaj, do të paraqitet sot sërish para Gjykatës në Pallatin e Drejtësisë.

Këtë për KP e ka konfirmuar vetë avokati i Limajt, Tahir Rrecaj, sipas të cilit sot pritet të lexohet aktakuza dhe deklarimi i të pandehurve.

Limaj bashkë me katër të tjerë, Nexhat Krasiniqi, Florim Zuka, Shpetim Telaku dhe Endrit Shala akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të pozitës zyrtare, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike dhe marrje e dhënie ryshfeti.

Aktakuza është ngritur si “e konsoliduar”, si rezultat i bashkimit të dy rasteve, mbi të cilat janë zhvilluar hetimet, që njihen si MTPT1 dhe MTPT 2./Koha.net/.