Lirohet nga burgu pas 44 vitesh, ja si reagon nga ndryshimet që ka “pësuar” bota (Video)

Otis Johnson ka qenë i burgosur 44 vite. Ai ishte 25 vjeçar kur u dënua ndërkaq u lirua në moshën 69 vjeçare.

Kur doli jashtë, pa se bota ka ndryshuar. Ai bën krahasime të asaj kohe me kohën e tashme. Thotë se gjithçka ka ndryshuar.

Ai thotë se është i habitur me teknologjinë e re që është përballë tij.

“Njerëzit po mbajnë diçka në vesh. Ata po duken si CIA por realisht thonë se janë duke dëgjuar muzikë”, thotë ai.