LIVE: Shqipëri – Gjeorgji 0:1

LIVE

 

Gjeorgjia ka befasuar Shqipërinë që në minutën e parë

Shqipëria është duke humbur që nga minuta e dytë në miqësoren që po zhvillohet kundër Gjeorgjisë në ‘Qemal Stafa’

Golin e avantazhit e ka shënuar Kashia, i cili ka zënë në befasi mbrojtjen shqiptare.

Tifozët e kanë ndërprerë ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji është ndërprerë për disa minuta, pas hedhjes së fishekzjarrëve në fushë nga ana e tifozëve Kuq e Zi.

Ata janë të pakënaqur me vendimin e FSHF’së, për të mos lejuar futjen e pllakateve të Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, i cili tashmë është në burg, për shkak të armbajtëse pa leje.

Gjyqtarët e ndeshjes kanë paralajmëruar se nëse edhe një herë ndodhë, atëherë ndeshja do të ndërpritet përfundimisht.

 

shqiperia_1447701774-8102071

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/1101395926550790/