Liverpool po interesohet për Denis Cheryshevin e Real Madridit.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është duke u interesuar për lojtarin më të përfolur të Real Madridit, Denis Cheryshev.
Anësori rus është në qendër të vëmendjes, pas inkuadrimit në ndeshjen e mbrëmshme kundër Cadizit në kuadër të Copa del Reyt, e cila Realit mund ti kushtojë me diskualifikim.
Cheryshev dëshiron të huazohet te ndonjë skuadër ku mund të luaj më shumë, pasi në Real Madrid po ka shumë pak hapësira.
Fichajes.net shkruan se Klopp është në kërkim të një anësori të majtë dhe Cheryshev është opsioni i parë i tij. Express