Liverpool për pak të bënte një “çmenduri”

Liverpool për pak të bënte një “çmenduri”

Liverpool asesi nuk arrinte të gjente mënyra të fitonte pikë me tanimë ish trajnerin Brendan Rodgers dhe iu tregua dera për të mirën e klubit.

 

Të gjithë mendonim se zgjedhja e parë e pronarëve amerikanë ishte gjermani Jurgen Klopp por një burim i afërt me klubin tregoi diçka që do të trondiste futbollin anglez.

Ky burim foli për një medium francez dhe tregoi se Liverpool ishte gati të arrinte marrëveshjen me portugezin Jose Mourinho por shuma që duhej paguar Chelsea-t doli të jetë pengesë për kalimin e tij në Liverpool. Pronarët e klubit nuk u bindën të paguajnë atë shumë dhe gjithçka përfundoi me ardhjen e Jurgen Klopp.