Llapi është befasia

Pa diskutim befasia e kampionatit në pjesën e parë të edicionit është skuadra e promovuar në Superligë, Llapi. Kjo skuadër është me plot meritë në kreun e tabelës

Shpesh herë edhe në kampionatet e huaja kemi pa që skuadrat të cilat hyjnë në elitë nga një rang më i ulët nisen vrullshëm në xhirot e para e më pas bien. Te Llapi nuk ishte kjo praktikë pasi që skuadra tregoi seriozitet dhe kontinuitet të lojës andaj rezultatet nuk munguan dhe është aty ku është.

Befasia tjetër por për të keq është gjendja e pakuptueshme e klubit më të madh në vend, FC Prishtina. Asgjë nuk mund të arsyetojë fundosjen në renditjen tabelare. Ky kampionat duket pa FAVORIT. Skuadrat janë të barazpeshuara dhe një seri prej 2-3 fitoreve mund të dërgojë shumë lart në renditje. 6-të vendet e para thuajse janë pretendente për titull por deri në fund të kampionatit do të jetë e paqartë se kush do t’i gezohet titullit historik.

Mund të cilësohet kësisoji ngase Federata e Futbollit po bënë çmos që të anëtarësohet në instancat më të larta të futbollit ndërkombëtar. Dhe kjo është rruga për gara në Europa League. Nëse kjo ndodh atëherë klubet duhet të mendojnë për transferime si të lojtarëve ashtu edhe trajnerëve nga jashtë. Të angazhojnë më tepër profesionistë në radhët e tyre ngase kjo është mënyra e vetme që të ngritim cilësinë dhe të ecim përpara.