Lori dhe Sara Hoxha shesin veshjet e përdorura ‘online’

Motrat trashëgimtare kanë sjellë në Shqipëri një praktikë të njohur që shpesh femrat e famshme të modës, aplikojnë për dy qëllime kryesore. Veshjet e përdorura, natyrisht firmato, ato i shesin online në mënyrë që të lirojnë vend nëpër dollapë, e po ashtu, të mbledhin ndonjë të ardhur me qëllim rinovimin e garderobës. Por, ndryshe nga simotrat e tyre në botë, Sara dhe Lori kanë vendosur që një pjesë të të ardhurave nga shitjet, t’i çojnë për bamirësi.

Me sa duket, 22-vjeçarja dhe 19-vjeçarja që kanë disa vite investim në këpucë, fustane, etj, me gjasë edhe nga ndryshimi i masave që kanë pësuar në trup, janë treguar bujare duke nxjerrë jashtë përdorimit një pjesë të mirë të veshjeve të tyre, për t’i hedhur në shitje në faqen “Depop”. Të dyja bjondet kanë krijuar nga një llogari me foto ku tregojnë artikujt që disponojnë, ofruar për ndjekësit e modës së tyre./lapsi.al/