Lugati rezultoi pozitiv me HIV-AIDS? Reagon klinika në Kosovë!

Lajmi se Gjon Karrica, i njohur si Lugati, rezultoi pozitiv me HIV-AIDS teksa ndodhet në shtëpinë e “Big Brother VIP” Kosova, qarkulloi me shpejtësi këtë të diel në mediat kosovare dhe shqiptare. Ishte “Indeksionline” që raportoi se Lugati ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke mos dhënë më tepër detaje.

Mirëpo, pasi lajmi u shpërnda me shpejtësi, media fillimisht e përgënjeshtroi atë e më pas e fshiu si artikull. Së fundmi ka reaguar Klinika Infektive në SHSKUK për Klan Kosova me një deklaratë ku tregon gjendjen e Lugatit. Ata bëjnë të ditur se Gjoni është mirë e se nuk po merr trajtime të tjera.

“Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, kurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabile. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, ka theksuar Klinika Infektive.

Më tepër mbetet të mësojmë gjatë spektaklit të sotëm, të shohim se çfarë do të thotë produksioni në lidhje me gjendjen shëndetësore të Lugatit.