Lule basani, një ilaç natyral kundër depresionit

Konsumimi i suplementëve me përmbajtje lule basani (kantarioni, lat. hypericum perforatum) mund të jetë një alternativë efektive e barnave që përdoren për të mjekuar depresionin.

Studimet gjermane kanë treguar se kjo bimë ka efekte të fuqishme antidepresive dhe mund të përdoret që nga rastet e depresionit mesatar deri te i shumë i shprehur.

Kërkuesit e kanë krahasuar efektin e lule basanit me efektin e paroksetinës, një prej ilaçeve më të popullarizuara për trajtimin e depresionit.

Rezultatet kanë treguar se te grupi që ka përdorë lule basani simptomat e depresionit janë pakësuar për 50 për qind (te gjysma e pacientëve), derisa te grupi që ka përdorë paroksetin efekti është shfaqur te 35 për qind e pacientëve.

Përveç që është treguar më efektiv, lule basani po ashtu ka dhënë edhe më pak efekte anësore krahasuar me paroksetinën.

Sidoqoftë këto janë studime të kufizuara dhe në rastet depresionit që zgjat dhe që është i shprehur është e nevojshme konsultimi me mjekun. /Mjeku/Net/