Lumja e parë

Për presidentin e ri të Kosovës Hashim Thaçin ekzistojnë të dhëna të shumta nga biografia e tij edhe në “Wikipedia”. Mirëpo e njëjta nuk mund të thuhet tashmë edhe për zonjën e parë të vendit, bashkëshorten e presidentit, Lumnije Thaçi.

Ajo përveçqë nuk ka një faqe zyrtare të saj online, për të mundë të gjenden edhe shumë pak informacione.

Megjithatë, mbi ato të cilat gazeta “Zëri” ka arritur të sigurojë do të tregojmë se cila do të jetë zonja e parë e vendit në 5 vjetët e ardhshme.

Kush është Zonja e Parë e Shtetit?

Lumnije Gërxhaliu me Hashim Thaçin, presidentin, i cili pritet të marrë mandatin më 7 prill 2016, kur do ta japë betimin në Kuvend, ishte takuar gjatë kohës sa kishin qenë studentë.

Gërxhaliu-Thaçi, e cila pret ta marrë epitetin e Zonjës së Parë në momentin që Hashim Thaçi do të betohet si president, kishte treguar edhe më herët për takimin e parë të saj me presidentin Thaçi.

Zonja Thaçi atë kohë ishte studente e Bujqësisë, ndërsa presidenti Thaçi student i Historisë. “Hashimi kishte shokë kolegët e mi gjatë kohës sa ishim studentë dhe në një takim të përbashkët ka qenë momenti i parë kur jemi parë me njëri-tjetrin”, kishte rrëfyer Gërxhaliu-Thaçi, duke shtuar se kishte qenë presidenti i ardhshëm Thaçi ai i cili e kishte ftuar i pari të dalë në një takim.

Nuk vonon shumë nga njohja e tyre dhe Thaçi me Lumnijen martohen. Mirëpo duke qenë bashkëshortja e një personi, i cili kishte nisur të jetë aktiv në veprimtaritë politike në një periudhë kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia, edhe jeta e saj ishte prekur nga vështirësitë.

Lumnije Thaçi kishte kaluar ilegalisht kufijtë për t’u bashkuar me bashkëshortin e saj në Zvicër.

Ndërkohë, më 13 prill të vitit 1999, ajo bëhet nënë për herë të parë dhe të vetme deri më tani, ku lind djalin Endritin.

Edhe pse vetëm një djalë, “Zonja e parë në pritje” ka vetëm fjalë të mira për bashkëshortin e saj si prind. “Hashimi është një prind i mirë, një baba i mirë.