Lushaj: Nuk jam shkarkuar

Kryeatarja e Parlamentit Studentor të Universitetit të Gjakovës Miranda Lushaj ka mohuar atë që është thënë më parë nga disa portale tjera. Ata kanë thënë se është zgjedhur Kryetar i ri i atij Universiteti.

Reagim ndaj artikujve të publikuar në portalet Kosovanews.info dhe Botapress.info me titujt “Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës zgjedh Kryetarin e ri” dhe “Universiteti i Gjakovës shkarkon dy mandatarët e Parlamentit Studentorë”

Parlamenti Studentorë i Universitetit të Gjakovës reagon ndaj artikujve të publikuar me datën 9 nëntor 2015, në portalin Botapress.info me titull “Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës zgjedh Kryetarin e ri”dhe në portalin Kosovaneës.info me titull “Universiteti i Gjakovës shkarkon dy mandatarët e Parlamentit Studentorë”
Për informatën e këtyre portaleve dhe opinionit të gjërë në krye të Parlamentit Studentorë vazhdon të jetë znj. Miranda Lushaj dhe Nënkryetare znj. Drilona Et’hemi, dhe askush nuk është shkarkuar siç thuhej në artikuj.

Se sa e ulët është intelegjenca e individëve të caktuar me interesa dhe ambicje personale, dëshmon edhe komunikata e fundit për media ku, pa qenë pjesë e asnjë strukture të organizatës studentore, thirren në shkarkime dhe vetemërime të Parlamentit Studentorë me të cilat poshtërohen dhe dëshmohen të uritur për pushtet!
I rekomandojmë individëve në fjalë që të mos bëj matje me peshoren e tyre sepse të gjitha llogaritë deri më tani kanë dalur gabim. Për të qenë në gjendje të na shkarkojnë, duhet ngritur nivelin e tyre shumëfish dhe duhet të maten me votën e studentëve.

Parlamenti Studentorë I Universitetit të Gjakovës mbetet i gatshme që të ofroj informata të vazhdueshme dhe të sakta jo vetëm për portalet në fjalë po për të gjitha mediat tjera.