Lutje për viktimat e Parisit dhe për paqe në botë

Ipeshkvia së Kosovës do të mbajë sot në Prishtinë një meshë për viktimat e Parisit dhe për paqe në botë. Sipas njoftimit të Ipeshkvisë, mesha do të kremtohet në Katedralen “Nënë Tereza” në kryeqytet, duke filluar nga ora 11:00. Meshës do t’i prijë Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.