Malajzi: Në vazhdën e debateve për sirianët, Obama takohet me fëmijët refugjatë

Presidenti amerikan Barack Obama, gjatë vizitës së tij në Malajzi, ka deklaruar se bota duhet të ofrojë strehë për refugjatët.

Ai këtë koment e bëri pasi vizitoi një qendër refugjatësh në Malajzi, përderisa në SHBA po zhvillohet debate të ashpëra rreth pranimit të refugjatëve sirianë, transmeton Gazeta Blic.
Gjatë vizitës së tij në qëndrën e fëmijëve në Kuala Lumpur, Obama u gjunjëzua që të bisedojë me fëmijët mes moshës shtatë dhe nëntë vjet.
Obama dhe fëmijët kanë biseduar rreth punëve të tyre artistike dhe për shpresat e të ardhmes.

Obama tha se këta fëmijë ‘janë sikurse fëmijët tanë dhe se ata meritojnë dashuri, mbrojtje , stabilitet dhe edukim’, transmeton Gazeta Blic.
“Ata e meritojnë mbrojtjen e botës dhe mbështetjen e saj,” tha ai.

obama-refugjatet

Mirpo, administrate e Obamës në SHBA është duke u ballafaquar me përplasje të mëdha rreth refugjatëve myslimanë që vijnë nga Siria dhe Iraku.
Shtëpia e Bardhe e ka hedhur poshte idene e mospranimit të refugjatë siriane dhe irakiane, duke i quajtur veprimet e tila si ‘histerike’ dhe ‘anti-amerikane’.

“A po mëson anglisht?”, e ka pyetur Obama njëren nga vajzat.

“Fytyra e kësaj vajze nuk përfaqëson vetëm refugjatët nga Mianmar-i, por edhe të fëmijëve nga Siria dhe Iraku,” tha ai.
“Kur u ula të bisedoja me ta, ata ishin të hutuar me problemet e matematikes dhe nuk dallonin aspak nga fëmijët tjerë në Amerikë,” shtoi Obama.

Dhoma e Përfaqësuesve, të enjten ka votuar për të ndaluar refugjatët sirianë dhe irakianë që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por administrate e Obamës ka kërcenuar të vërë veton në propozim. /Gazeta Blic/