Babai i Malala-s tregon se sa i madh është ndryshimi i jetës familjare në Angli dhe në Pakistan.
Malala 18 vjeçare, tregoi që asnjëherë nuk ka dalë në publik sikur moshatarët e saj të luaj ndonjë sport. Pas sulmit që ajo përjetoi në vitin 2012, familja e saj u zhvendos në Birmingham për ta mbrojtur atë, ndërsa tani jetojnë në Angli dhe babai i saj Ziauddin Yousafzai, tregon se si familja e tij është përshtatur me jetën aty, transmeton lajmi.net.
Për më tepër ai e dërgoi atë të luaj bowling, golf, futboll dhe çdo sport tjetër që ajo e kishte ëndërruar.
Malala është bërë ambasadore e paqes dhe familja e saj janë shumë të lumtur që kanë arritur të largohen nga traditat që femra nuk duhet të arsimohet, përkundrazi ata i kanë dhënë vajzës së tyre hapësirë të madhe për edukim.
Ziauddin thotë se: “Baballarët e tjerë pakistanez ende vështirësojnë jetën e vajzave të tyre dhe nuk ia mundësojnë lirinë e jetesës.”
Malala vazhdimisht viziton familjet pakistaneze të cilët kanë nevoja të ndryshme, edhe pse ajo në moshë shumë të re, ka marrë ofertë edhe nga mbretëresha Elizabeta për të biseduar./lajmi.net/