Maldini poshtëron Gallianin

Paolo Maldini, ish legjenda e Milanit, ka goditur keq shefin ekzekutiv të Rossonerëve, Adriano Galliano.Ish kapiteni i Milanit, Paolo Maldini ka fajësuar shefin ekzekutiv të Rossonerëve, Adriano Galliano për situatë aktuale të klubit.

Ekipi nga San Siro tash e disa viteve ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve, derisa ka gjasa që as këtë sezon mos të arrij kualifikimin në ligën më prestigjioze evropiane.

“Nëse Milani dëshiron të bëhet i madh prapë ata kanë nevojë për qartësi, ide dhe investimet. Ata kanë nevojë për njerëzit që kuptojnë futbollin, por në këtë moment kjo i mungon Milanit”, ka deklaruar Maldini.

“Galliani është një drejtor i shkëlqyer, por nuk merre shumë vesh në futboll. Atij i duhet një partneritet nga dikush që mund të jetë më i mirë në vlerësimin e lojtarëve”, tha ish reprezentuesi i Italisë ./Express/