Malltretimi vazhdon

KH Prishtina vazhdon të ketë probeme udhëtimi drejt Zenicës. Përpjekja e prishtinasve vazhdon këtë herë përmes Malit të Zi të kalojnë për në Bosnje dhe Hercegovinë.

Hendbollistët e Prishtinës mbrëmë janë malltretuar afro 10 orë në kufirin Serbo-Boshnjak. Arsyeja e palës serbe ka qenë e thjeshtë, nësë nuk keni letërnjoftim nuk mund të kaloni kufirin në këtë pikë. KH Prishtina së pari është dashur të kthehet në Prishtinë sot herët në mëngjes në orën 2, për të rinisur rrugën drejt Malit të Zi.

Shpresojmë që hendbollistët prishtinas këtë herë të kalojnë pasi që Drejtori Sportiv i klubit “bardh e kaltër” Krenar Çela ka deklaruar për Sportali.net se sa i përket dokumenteve gjithçka është në rregull.

“Arsyeja e palës serbe ka qenë se në rast të mospajisjes me lëtërnjofitme nuk mund të kaloni gjë që është e pakuptimtë pasi që ne ishim të pajisur me dokument zyrtar i cili lejon kalimin e klubeve nga kufiri në kufi, ky ishte thjesht një provokim i palës serbe, është dashur të kthehemi vonë por nuk do të dorëzohemi dhe do të tentojmë të kalojmë nga Mali i Zi” theksoi Çela.

Prishtinasit për garën Challenge Cup janë pajtuar që të dy ndeshjet ti zhvillojnë në Bosnje dhe Hercegovinë kundër ekipit Çelik në qytetin e Zenicës.

Ndeshja e parë zhvillohet sot nga ora 17:00, ndërsa ajo e dyta një ditë më vonë nga ora 15:00. /Sportali.net