Maloku kërkon dorëheqjen e ministrit Abrashi

Anëtari i Kryesisë së AKR-së, Naim Maloku, ka kërkuar shkarkimin e ministrit Arban Abrashi, i cili veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje! i ka krahasuar me ato të IS-it.

Maloku në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se kryeministri Isa Mustafa duhet t’i qartësojë dy gjëra me vetveten.

“Kryeministër,
Ministri në Qeverinë të cilën ju e drejtoni, z. Abrashi e quajti publikisht VV-në ISIS!
VV-ja është, siç edhe ju besoj e dini, partia e tretë nga zgjedhjet e kaluara dhe njëherësh në opozitë.
Ju vazhdimisht po deklaroni, publikisht nga mbledhjet e Qeverisë dhe para ministrit, që jeni për dialog.
Janë dy gjëra që ju duhet të i qartësoni me vetveten:
1. Ta shkarkoni Ministrin dhe me këtë ta bindeni opozitën dhe opinionin e gjerë që ftesa e juaj për dialog është e sinqertë, ose,
2. Te na sqaroni se me cilin nen të Kushtetutës ju keni të drejtë si Kryeministër për t’i ofruar dialog një organizate terroriste”, ka shkruar Maloku. /express/